
Mauro Icardi u ble zyrtarisht nga Psg për shifrën e 58-të milionë eurove. Në një intervistë për mediat franceze, bashëshortja e sulmuesit, Ëanda Nara, foli pikërisht për tratativat. Përderisa gjithçka u krye në kohë pandemie, kjo tregon se shkalla e vështirësisë ishte e lartë. Ëanda në një farë mënyre injoron Interin që zotëronte kartonin e lojtarit, duke falenderuar kështu vetëm njëren palë, Paris Saint Germain.
''Ne i kishim dhënë fjalën tonë Psg-së. Të gjtihë e dinin se donim të qëndronim këtu. Merita e gjitha ishte e Psg-së, pasi ka kryer marrëvehsjen në kohën e Pandemisë. Unë e njoh Icardin aq mirë saqë e di se çfarë mendon dhe nuk e pyes. Të jesh menaxhere e tij ëshët diçka e thjeshtë'' - shprehet agjentja e Icardit.