Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Hidhen poshtë “zërat” e largimit, ylli i Juventusit rinovon kontratën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Hidhen poshtë “zërat” e largimit, ylli i
Manuel Locatelli & Edon Zhegrova

Manuel Locatelli do të vazhdojë që të jetë pjesë e Juventusit. Klubi italian dhe mesfushori 28-vjeçar kanë rënë dakord për zgjatjen e bashkëpunimit, me lojtarin që hedh poshtë interesimin e Arsenal.

Locatelli ka firmosur sot kontratën e re, e cila e mban të lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në verën e vitit 2030. Vlen të përmendet se italiani është pikë kyçe e 11-shet titullare, teksa mban edhe shirtin e kapitenit.

Mesfushori i bashkua përfundimisht me bardhezinjtë ne verën e vitit 2023. Për shërbimet e tij, klubi i Juventusit pagoi jo pak, por rreth 36.4 milionë euro, duke besuar tek aftësitë e tij.

Poll

Lexo gjithashtu