Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani e ka "çelësin" si të mbajë Max Allegrin larg sirenave të Italisë, "kopjohet" modeli në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Milani e ka "çelësin" si të mbajë Max Allegrin
©Football Italia, Max Allegri

Max Allegri do të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Milanit, për të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Edhe pse sezoni ka pësuar një luhatje në javët e fundit, drejtuesit besojnë se trajneri livornez është figura me të cilin mund të mbështeten në stol për të çuar përpara projektin e e rënë dakord që në fillim të këtij sezoni. 

Allegri do të ketë kompetenca më shumë në vendimmarjet e merkatos së ardhshme të verës, sa i takon lojtarëve që do të largohen nga skuadra dhe ata që do t'i shtojnë cilësi organikës. Një model i ngjashëm me atë që ushtrohet në Premier League, aty ku trajnerët kanë "pushtet" dhe ndikojnë me zgjedhjet e tyre për secilin futbollist.  

Në verë planifikohen lëvizje të mëdha, pasi italiani e ka të qartë se çfarë i nevojitet kuqezinjve për të qenë konkurrues në Itali e në rastin më të mirë në Champions nëse sigurohet dhe matematikisht rikthimi i "Djallit" në këtë kompeticion, pas një viti mungesë. 

Në këtë mënyrë, Milani do të frenonte njëherë e mirë sirenat e Kombëtares italiane që e kanë pikasur si pasuesin e Gennaro Gattusos. 

Poll

Lexo gjithashtu