Real Sociedad ka fituar përballë Atletico Madrid, në finalen e madhe të Copa del Rey. Sfida e zhvilluar në Sevilla, mbylli 120 minuta lojë në barazimin spektakolar 2-2.
Gjithçka u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku lojtarët e Sociedadit u treguan më të saktë. Ndërkohë që më herët, për Realin shënuan Barrenetxea dhe Oyarzabal, ndërsa për “Los Colchoneros”, tundën rrjetën Lookman dhe Alvarez.
Kështu, falë penalltive Real Sociedad fiton këtë trofe prestigjioz. Për ekipin “bardheblu”, kjo është hera e 4-të që fitojnë Copa del Rey, duke mposhtur në një finale spektakolare gjysmëfinalistët e UEFA Champions League.
GOLAT:
Goli i Barrenetxea (Atletico 0-1 Sociedad)
Goli i Lookman (Atletico 1-1 Sociedad)
Goli i Oyarzabal (Atletico 1-2 Sociedad)
Goli i Alvarez (Atletico 2-2 Sociedad)
