Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit, çfarë e pret Ernest Muçin te Besiktas?

Shkruar nga NEWSPORT
Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit,

Ernest Muçi është zyrtarisht lojtari më i ri i Besiktas. Gjigantët turq do të paguajnë 10 milionë euro për shërbimet e tij, 1 milionë nga të cilat do të shkojnë për Tiranën e cila ruan 10% të kartonit. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027 dhe do të paguhet 1.8 milionë euro në sezon.

Një notë pozitive e transferimit të Muçit te Besiktas, është se ish-sulmuesi i Tiranës do të gjejë te ekipi i ri një tjetër shqiptar. Milot Rashica do të jetë shok ekipi me Muçin, teksa pritet që kjo dyshe të jetë pranë njëri-tjetrit si brenda dhe jashtë fushe duke qenë se vijnë nga i njëjti Komb.

Por vështirësitë për Muçin pritet të jenë përsa i përket minutave në fushën e lojës. Pavarësisht se gjigantët e Besiktas shpenzuan 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e shqiptarit, edhe në këtë ekip ka hierarki si kudo. Lojtarë si Rashica, Ghezzal, Rebic apo Tosun pritet të jenë konkurrentët më të fortë për Muçin, i cili mund të luajë në disa role, por sigurisht fanella e titullarit është e vështirë të fitohet sidomos në një ekip si Besiktas.

Më pas është trajneri Fernando Santos, që mund t’i nxjerrë mjaft mirë në pah aftësitë e Ernest Muçit. Kjo për shkakun se trajneri portugez ka drejtuar për disa kohë përfaqësuesen e Polonisë dhe i është dashur të ndjekë dhe futbollin polak. Dhe me aventurë jo të shkurtër te  Legia e Varshavës, Ernest Muçi pritet që të përshtatet shumë shpejt me skemat e Santos.

Ky i fundit mund t’ia ketë nevojën Muçit më shumë se kurrë. Pavarësisht cilësisë së mirë që Besiktas ka në repartin e sulmit, nuk kanë një lojtar numër “10”, rol të cilin deri më tani e bënte Rashica, i cili nuk është natyrali i dardanit. Dhe Muçi duke patur aftësitë e duhura dhe për në atë rol, mjaft mirë mund t’i vijë në ndihmë ekipit duke i hequr një “hall” të madh trajnerit.

Një vlerë e shtuar për Besiktasin, me këta të fundit që tashmë “luftojnë” për zonën europiane, pasi gara e titullit luhet mes Fenerbahces dhe Galatasaray të cilat janë shkëputur me 24 pikë në krye të klasifikimit. “Lufta” për Europa dhe Conference League është mjaft e “ashpër” dhe Muçi si një lojtar me cilësi fantastike, pritet që t’ia bëjë më të lehtë këtë rrugëtim Besiktasit.

Por diçka që mund ta motivojë më shumë 22-vjeçarin për të dhënë maksimumin është paga dhe shuma për të cilën ai u ble. 10 milionë euro është shifra që pagoi Besiktas te Legia, duke e bërë Muçin si afrimin më të shtrenjtë në historinë e klubit turk. 2 milionë euro është diferenca nga blerja e dytë më e shtrenjtë e Besiktas, vend i cili mbahej nga Rodrigo Tabata, i cili në sezonin 2009/2010 u ble për 8 milionë euro nga Gaziantepspor. Teksa rroga 1.8 milionë euro është një tjetër shtysë për të dhënë më të mirën.

Teksa tashmë pritet vetëm të shihet se si Muçi do ta marrë këtë aventurë të re, i cili është i detyruar që të performojë mirë për 3 shkaqe. Europianin që luhet në qershor, 10 milionët eurot që u paguajtën për të duhet të justifikohen, madje duhet të justifikojë edhe pagën 1.8 milionë euro që do të përfitojë në sezon. /Nikoll Rajta/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga