Bledi Shkëmbi ishte i ftuar dje në emisionin "Gol pas Goli" në Supersport. Ish-kapiteni i Skënderbeut foli për situatën e zymtë që ka kaplosur klubin bardheblu pas rënies nga kategoria. Sipas fantazistit të gjithë janë fajtorë, por një peshë të madhe për këtë dështim e ka edhe trajneri Josa.
Ndaj Shkëmbi deklaroi: "Kam punuar për disa vite me profesor Josën dhe e njoh atë. Megjithatë, për mënyrën sesi shkuan gjërat te Tirana, Josa duhej të kishte dhënë dorëheqjen shumë javë para përfundimit të kampionatit. Ndoshta kjo mund t'i kishte dhënë një impuls të ri skuadrës dhe të kishte marrë rezultate më të mira. Rrjedhimisht mund të kishte shpëtuar ekipin nga rënia. Ky është mendimi im personal", përfundoi Shkëmbi.
