Një stuhi e fortë me shi dhe vetëtima ka shkaktuar vonesë në fillimin e ndeshjes mes Anglisë dhe Kosta Rikës. Sipas raportimeve nga stadiumi, fusha është përmbytur në disa zona, ndërsa autoritetet organizatore kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht aktivitetin për arsye sigurie.
Atmosfera para ndeshjes ishte tashmë e ndezur, me tifozët që prisnin një përballje interesante në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026. Megjithatë, kushtet ekstreme të motit detyruan organizatorët të aktivizonin protokollet e emergjencës, ndërsa në ekranet e stadiumit u shfaq njoftimi për mot të keq dhe kërkesa që spektatorët të strehohen.
Organizatorët do të japin informacione të reja për orarin e fillimit sapo situata me motin të stabilizohet. Përgatitjet e kombëtares angleze në tokën amerikane po rezultojnë mjaft “aventureske”. Kjo stuhi vjen vetëm dy ditë pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë, me epiqendër në Kubë, lëkundi të gjithë shtetin e Floridës, përfshirë edhe zonën ku ishte akomoduar delegacioni anglez.
Heavy rain. Lightning delay. Flooded pitch.
— football only (@chessquantique) June 10, 2026
England vs Costa Rica already feels dramatic before kickoff.
Bellingham behind Kane.
Madueke and Gordon wide.
Rice controlling the middle.
The storm delayed the match but it also gave this game a proper World Cup warm-up atmosphere.… https://t.co/YxwYIGW46m pic.twitter.com/JdVgdMg22t
