Bledar Devolli u emërua trajneri i ri i Kukësit, pas largimit të Emiljano Çelës. Debutimi i tij do të jetë të martën përballë Partizanit, ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Devolli shprehet pozitiv në një prononcim për emisionin “Elite Shoë”. Ai pret rezultat që ndaj Partizanit, ndërsa thotë ndër të tjera që pret mbështetjen e drejtuesve dhe tifozëve.
“Kam marrë një klub me histori në dekadën e fundit, kanë marrë titullin, Kupa dhe kanë ecur shumë në Europë. Nuk e them për qokë, por falenderoj drejtuesit që ma dhanë këtë mundësi. Do të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatë. Nga ndeshja me Partizanin në Kupë pres një sinjal se çfarë kemi bërë këto ditë. Ndeshja e fundjavës është shumë e rëndësishme se e kemi ndaj një rivali direkt si Erzeni.
Po bëj punën që di të bëj më mirë, është pasion. Shpresoj që drejtuesit dhe tifozët të na qëndrojnë afër. Çunat kanë treguar shumë impenjim dhe seriozitet dhe duke nisur nga nesër duhet të jemi agresivë. Si kur kemi topin si kur nuk e kemi, duhet të jemi të përqendruar në çdo detaj. Shpresojmë të arrijmë objektivin mbijetesë.
Rashiti ka pasur probleme fizike dhe shëndetësore, pjesa tjetër janë në rregull. Jo se kemi bërë namin këto tre ditë, por dua të rregulloj disa pjesë si goditjet standarte. Kam besim se edhe ndaj Partizanit në Kupë mund të marrim rezultat, kjo sjell qetësi”