
Jasir Asani do të vijojë aventurën në Suedi. Sulmuesi i Partizanit i cili u huazua te skuadra e AIK ka bindur drejtuesit me cilësitë e tij për të vazhduar të kontribuojë për suedezët. Edhe pse është përfolur shumë për t’u rikthyer në Shqipëri, siç duket e ardhmja e mëngjërashit është larg vendit tonë.
Mediet suedeze raportojnë se 24-vjeçari është përgatitur maksimalisht këto kohë, fakt që ka lënë të kënaqur drejtuesit e klubit. Gjithashtu sinjalet në ato pak minuta që është aktivizuar kanë qenë pozitive.
Ndaj, pritet blerja e kartonit të tij për shifrën e 400 mijë eurove nga Partizani që ka ende në pronësi lojtarin. Periudha e huazimit ka përfunduar, por duke qenë se çdo kontratë ka ndryshuar për shkak të COVID-19, kështu ka ndodhur edhe me Asanin.