Partizani po kërkon me doemos një mbrojtës në këtë merkto. Të kuqtë synojnë që të “blindojnë” këtë repart dhe nisën negociatat me Arlind Ajetin. Pretendimet e larta të mbrojtësit të kombëtares janë të papërballlueshme për të kuqtë dhe në këtë mënyrë ka ngecur çdo gjë.
Drejtuesit nuk stepen dhe përsëri në kombëtares synojnë lojtarin tjetër. Bëhet fjalë për Herdi Prengën, i cili shikohet nga krerët e klubit si titullar në repartin e mbrojtjes për sezonin e ri. 28-vjeçari ka kontratë edhe 1 vit me me Budapest Honved në Hungari, por skuadra e tij ka rënë nga kategoria dhe largimi i Prengës mund të ndodhë.
Duke parë një situatë të tillë, te Partizani besojnë se kjo pistë mund të realizohet dhe kanë nisur të mendojnë seriozisht.
[caption id="attachment_698163" align="alignnone" width="800"] Herdi Prenga[/caption]