
Vllaznia dhe Tirana do të përballen sot për të luajtur një ndeshje historike siç është “Klasikja”. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00. Në prag të kësaj ndeshje, për mikrofonat e MCN TV foli përgjegjësi i sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani.
“Sot është Klasikja e futbollit shqiptar. Ku ka më bukur se në Shkodër në këtë atmosferë dhe kohë të bukur. Besoj se do të kemi një ndeshje spektakolare siç i ka hije futbollit shqiptar”, tha fillimisht Hasani.
Sa krenar ndiheni që Vllaznia ka lojtarë të akademisë?
“7 janë në lojë dhe 7 në stol. Jemi krenar sepse janë djemt e Shkodrës. Është kjo ç’ka kemi pritur për vite me radhë. Kush më mirë se djemt e Shkodrës e ndjejnë fanellën. Është kënaqësi që sot të jesh prezent në një ndeshje si kjo për të shijuar Klasiken, Vllaznia-Tirana”.