Besiktas – Tirana, tifogrupi “Tirona Fanatics” me një njoftim të rëndësishëm për tifozët
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana do të ndeshet me Besiktasin ditën e enjte. Një ndeshje që do të jetë e vlefshme për fazën e dytë të Conference League. Një ndeshje mjaft e vështirë, por si gjithnjë “bardheblutë” do të kenë me vete lojtarin e 12-të.
Tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.
“NJOFTIM I RËNDËSISHËM!Të gjitha biletat e sektorit mik ku do të qëndrojnë Fanatics në “Vodafone Arena” nuk janë në shitje fizike te stadiumi i Besiktasit.Në Besiktas nuk ka bileta online e as fizike për shkak të politikës së tyre të stadiumit!Pajisja me bileta për tifozët do të bëhet nga tifogrupi.Të gjithë anëtarët dhe tifozët që nuk udhëtojnë me autobusa mund ta rezervojnë biletën e tyre në nr e tel: 0697420270 deri nesër në orën 15:00…Forca Tirona!”