Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

BESA “braktis” stadiumin “Shkumbini”, kavajasit vazhdojnë të “shtegtojnë”

Shkruar nga NEWSPORT
BESA “braktis” stadiumin “Shkumbini”, kavajasit

Besa tashmë e ka pranuar faktin që nuk do të ketë një stadium që mund të zhvillojë ndeshjet si pritëse. Stadiumi “Besa” prej kohësh nuk ka parë asnjë “gur” të lëvizë për rikonstruksionin e tij. Të gjitha takimet e këtij sezoni kavajasit i kanë zhvilluar në stadiumin “Shkumbini”.

Duket se tashmë drejtusit kanë vendosur të “braktisin” Shkumbinin, ndërsa kanë vendosur të “shtegtojnë” në një tjetër stadium.

I zgjedhuri i kavajasve është stadiumi “Tomori” në Berat, i cili do të presë edhe sfidën me Besëlidhjen. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe tashmë “Tomori” mund të quhet edhe “shtëpia” e Besës për ndeshjet e mbetura të sezonit.

Kujtojmë se takimi ndaj Besëlidhjes është i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë së parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga