Bylisi do të pëballet me Partizanin ditën e diel, duke nisur që nga ora 13:00, me takimin që do të luhet në “shtëpinë e re” të demave. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore” dhe ballshiotët duhet të reagojnë pas 5 javësh ku kanë marrë 4 humbje dhe një barazim.
Arian Bellai është me “dhimbje koke”, pasi ka mungesa të rëndësishme në repartin e mbrojtjes. Janku dhe Trumçi kanë plotësuar numrin 4 të kartyonëve të verdhë dhe ndaj të kuqve do të jenë mungesa të sigurta.
Një tjetër mungesë është edhe Kamara , pasi ky i fundit është i grumbulluar me Nigerinë U-23 dhe akoma nuk ëhstë bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Tekniku pritet t’i besojë për herë të parë një fanellë titullari një 17-vjeçari. Bëhet fjalë për Krenar Skënderaj, i cili ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave U-17 dhe U-19.