Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Belica “sparkatë” Ilir Dajës: Lojtarët e donin një ndryshim, janë më të lirshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Belica “sparkatë” Ilir Dajës: Lojtarët e donin

Lojtari i Partizanit, Egzon Belica ka folur për mediet përpara seancës së sotme stërvitore. Mbrojtësi ka cekur edhe temën e largimit të trajnerit Ilir Daja, duke treguar se duhej një lloj ndryshimi teksa lojtarët janë më të lirshëm. Partizani luan me Kastriotin të shtunë në 13:45 për javën e 17 të Superligës.

“Këto kohë kemi ndryshuar me disa lojtarë me ardhjen e profesor Dritanit. Ai ka qenë këtu, ka qenë ndihmës trajner kur jemi shpallur kampion të Shqipërisë. Kur vjen diçka e re pritet që gjërat të ndryshojnë dhe këtë po bën dhe profesor Dritani.

Fitorja me Egnatian? Do pak kohë që trajneri të arrijë atë që do. Ishtë një fitore 0-3 dhe në pjesën e dytë me një lojë më të mirë edhe bindëse. Nuk ma do mendja se kishim ngërç psikologjik, edhe me Dajën punonim në këtë aspekt.

Lojtarët e kanë dashur një lloj ndryshimi dhe janë ndjerë më të lirshëm. Fitorja e javës së kaluar nuk do kishte vlerë nëse nuk fitojmë ndeshjen e radhës.

Fitorja sjell atmosferë pozitive. Nëse do vijojmë me këtë rrugë, të gjitha gjërat në ekip do rregullohen.

Kastrioti? Siç dihet, nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Do jetë një ndeshje e luftuar”, tha Belica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga