Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Basti i presidentit Lusha, Luzi 2008 në duart e një 26-vjeçari

Shkruar nga NEWSPORT

Luzi 2008 ishte surpriza e sezonit të fundit në Kategorinë e Parë. Pavarësisht se sapo ishin ngjitur nga e Dyta, arritën të zhvillonin një sezon të suksesshëm. Vetëm një fitore e ndau me fazën Play-Off teksa e mbyllën kampionatin në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Apoloninë, por fierakët avancuan për shkak të ndeshjeve direkte.

Ekipi tani ka nisur punën për sezonin e ri me drejtuesit që dëshirojnë të ruajnë grupin e talentuar duke e përforcuar me disa element cilësorë nga tregu i jashtëm. Presidenti Albert Lusha është ‘fanatik’ i talentëve në fushë, por si duket vepron njëjtë edhe për paniknën.

[caption id="attachment_700298" align="alignnone" width="531"]Gerson Stojku / ©Luzi 2008 Gerson Stojku / ©Luzi 2008[/caption]

Kreu i klubit ka vendosur një bast me veten por edhe me opinionin publik duke i dhënë frenat e skuadrës një trajneri të ri pa eksperiencë. Gerson Stojku është i besuari i Lushës i cili ka nisur nga puna në fazën përgatitore ku do të stërvisë ekipin për dy javët e ardhshme.

Një sfidë edhe për vetë 26-vjeçarin Stojku që do të punojë fort për të bindur jo vetëm presidentin, por edhe tifozët e Luzit e gjithë opinionin publik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga