Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Bashkë me Portugalinë fitoi edhe Shqipëria”

Shkruar nga NEWSPORT
“Bashkë me Portugalinë fitoi edhe Shqipëria”

Gazeta irlandeze “The Irish Time”, e rendit Shqipërinë si një ndër pesë vendet që meritojnë që të cilësohen si fitues nga ky kompeticion. Ajo tregon peripecitë e përfaqësueses kuqezi, për të arritur deri në Francë. Gjithashtu i kushton një rëndësi të veçantë humbjeve në këtë europian, ku sipas saj ishin të pamerituara.

Shqipëria është një tjetër fituese e këtij kompeticioni, që ia arriti qëllimit, duke marrë një fitore shumë të veçantë në këtë kompeticion të madh. Rruga deri këtu ishte e gjatë dhe me peripeci, nëse kemi parasysh çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren për ndeshjen me Serbinë, e ndërprerë për shkak të dhunës. Apeli i Shqipërisë rezultoi i suksesshëm. Pas humbjeve të pamerituara me Zvicrën dhe Francën në grup, ku Shqipëria luajti mirë, gjithë përpjekjet u finalizuan nga ai gol i Armando Sadikut, i cili mposhti Rumaninë dhe ndezi skenat e një gëzimi të shfrenuar. Kjo tregon se futbolli prodhon disa momente të paharrueshme. Një sukses ishte edhe për trajnerin Gianni De Biasi, të cilit iu dha më parë nënshtetësia shqiptare. Një arritje historike në futbollin europian për Shqipërinë, që tani mund të konkurrojë fort, me “armë” më të mëdha”, – shkruan kjo gazetë kuqezinjtë e De Biazit.

Katër skuadrat e tjera të vlerësuara sipas gazetës irlandeze ishin Portugalia, Islanda, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga