Pas përfundimit të fazës së grupeve, janë përcaktuar ndeshjet gjysmëfinale dhe ato për vendet 5-8 në Kampionatin Ballkanik U-20 në volejboll për djem.
Kuqezinjtë e rrjetës janë kualifikuar për në raundin gjysmëfinal, aty ku do të presin Malin e Zi. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë ajo mes Serbisë dhe Greqisë.
Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës do të sfidojë Bosnje-Hercegovinën për vendet 5 deri në 8, ashtu siç edhe Maqedonia e Veriut kundër Rumanisë. Të gjitha takimet do të zhvillohen sot, me kalendarin që vijon më poshtë.

Poll