
Ballkani i Ilir Dajës tashmë është pjesë e historisë së futbollit, jo vetëm në Kosovë por në mbarë Shqipërinë. Kualifikimi i tyre në Conference League ishte diçka tepër e veçantë për të gjithë, në veçanti për futbollin në Kosovë që bënë një hap gjigant drejt evolimit.
Ekipi nga Suhareka del kryelartë nga ky kompedicion pasi zhvilloi me dinjitet të gjithë sfidat duke treguar guxim dhe shpirt luftarak, kundër ekipeve që kanë një vlerë shumë më të madhe. Veç kësaj ekipi i Ballkanit mbush arkat me miliona euro.
Ballkani si kampione e nisi në turet e Champions League, ku u eliminua nga Zalgiris në raundin e parë. Pas këtij eliminimi Ballkani kishte rastin të paraqitje në Conference League, ku në fazën me eleminim direkt, kaloi tri klube si La Fioritan, Klaksvikun dhe Shkupin në “Play Off” për të siguruar një vend në grupet.
Ballkani pas këtyre 4 tureve të kaluar, siguroi shumën e 400 mijë eurove, dhe me kualifikimin për në grupe ato siguaruan 3 milionë euro.
Ekipi nga Suhareka ka arritur të sigurojë këtë dhe të ardhura nga e drejta televizive apo dhe bonuse të tjera që UEFA përfshin, duke arritur një shumë të ardhurash prej 5 milionë eurosh që mbushin arkën e ekipit.