
Goce Sedloski zhvilloi ditën e djeshme seancën e parë stërvitore me Vllazninë duke nisur kështu edhe aventurën e tij te kuqeblutë. Trajneri maqedonas do të bëjë debutimin e tij në kampionatin shqiptar ndaj Erzenit, sfidë që do të luhet ditën e dielë duke nisur që nga ora 18:00.
Në Shkodër të gjithë kërkojnë europën dhe për këtë Sedloski e nis menjëherë në aksion për të rikthyer kuqeblutë te fitorja në kampionët, gjë e cila u mungon prej më shumë se 5 javësh. 48-vjeçari do të bëjë menjëherë ndryshime në rreshtimin e Vllaznisë.
Maqedonasi pritet t’i besojë sulmin dyshes Balaj-Kaina duke ulur në stol kështu të “preferuarin” e Mirel Josës, Çobën. Ky i fundit në ndeshjet e fazës së tretë u khtye në një lojtar titullarë dhe Josa e preferonte për sulmin në mbështetje të Kainas apo Balajt.
Në portë si gjithmonë do të jetë Zogovic, nga krahët e mbrojtjes do të vendosen Gurishta-Hakaj dhe qendra nga Juriç dhe Bulatovic.
Në mesin e fushës do të pozicionohet Boshnjaku, ndërsa Jonuzi dhe H.Marku do të plotësojnë 3-shen. Pak më i avancuar do të jetë Vucaj, i cili do të mëbshtetë dyshen e sulmit Kaina-Balaj.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, H.Marku, Vucaj, Balaj, Kaina.