Superiorja mbylli javën e 3-të ditën e djeshme dhe skuadrat nuk duhet të ulin xhirot pasi e katërta rikthehet shumë shpejt. Të dielën do të luhet sfida e parë me Erzeni – Dinamo në Egnatia Arena në orën 16:00.
E hëna rezervon dy duele fantastike nga ato që kanë titullin si kryefjalë. Tirana dhe Partizani duelojnë në distancë, por është edhe Egnatia që i është bashkuar kësaj valleje. Bardheblutë sfidojnë Kukësin në transfertë në orën 16:00 ndërsa kampionët në fuqi presin rrogozhinasit në shtëpi në orën 18:30.
Një sfidë tepër interesante për t’u parë, analizuar e shijuar ajo mes Partizanit dhe Egnatias. Të kuqtë kanë sfidën e parë reale ndaj një rivali për titull ndërsa Egnatia do të masë forcat e saj me kampionen në fuqi. Megjithatë mbetet ende faza e parë e kampionatit dhe ka ende një rrugë të gjatë përpara ku situatat ndryshojnë nga java në javë.
Të martën do të luhen edhe 2 ndeshjet e fundit me Laçin dhe Teutën që presin në shtëpi Vllazninë dhe Skënderbeun në orën 16:00 dhe 19:00 respektivisht.