Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Atletico Madrid rikthehet te fitorja, 5 gola në Wanda Metropolitano (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Atletico Madrid rikthehet te fitorja, 5 gola në Wanda Metropolitano (VIDEO)

Atletico Madrid luajti ndeshjen e javës së pestë në La Liga përballë Celta Vigos. Sfida u luajt në stadiumin e madrilenëve, Wanda Metropolitano, që në fund të 90 minutëshit nxorri fitues djemtë e Simeones. Pas barazimit me Real Sociedad, Atletico rikthehet në rrugën e fitoreve dhe ndodhet në vendin e 4 me 10 pikë, 3 më pak se Barcelona që kryeson renditjen momentale në pritje të Real Madrid.

Sfida u hap në minutën e 9 ku Correa shfrytëzoi asistin e De Paul për të kaluar në avantazh ekipin e tij. Pjesa e dytë flet vetëm me gola. Në minutat 50 dhe 66, De Paul dhe Carrasco do të trefishonin avantazhin ndaj Celtas. 5 minuta më vonë, Aspas do të rikthente shpresat me golin e tij. Në minutën e 82, autogoli i Nunez do të vriste ndeshjen dhe Celta largohet nga Madridi pa asnjë pikë.

Goli i Correa:

Goli i De Paul:

Goli i Carrasco:

Goli i Aspas:

Autogoli i Nunez:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga