Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Atanaskovski ka marrë 3 kartonë të verdhë, por UEFA bën me “krahë” Zekic para sfidës me Valmieran

Shkruar nga NEWSPORT
Atanaskovski ka marrë 3 kartonë të verdhë, por UEFA bën

David Atanaskovski është një nga titullarët e padiskutueshëm te Partizani. Mbrojtësi i krahut të majtë është gjithashtu një nga futbollistët më të mirë në pozicionin e tij. Të kuqtë prej ditëhs ishin me “dhimbje koke” pasi Atanaskovski është ndëshkuar 3 herë me kartonë të verdhe në sfidat europiane.

Kjo do të thoshte se futbollisti do të ishte mundesë e sigurtë për sfidën e kthimit me Valmieran. Por jo, Zoran Zekic do të festojë dhe do t’i gëzohet faktit që do të ketë sërish titullarë lojtarin në mbrëmje. Një email nga UEFA ka gëzuart të gjithë, pasi Atanaskovski është ndëshkuar në njërën prej sfidave të Champions ndaj Bates dhe në dy sfida e tjera në Conference ndaj Valmieras dhe Atletic Escaldes.

Por kartoni i verdhë i marrë në Champions nuk llogaritet në sfidat e Conference League, në këto kushte lojtari do të zbresë në fushë në orën 20:00 në “Elbasan Arena” për të ndihmuar skuadrën drejt kualifikimit në “Play-Off”. Kujtojmë se sfida e parë e zhvilluar në Letoni ka përfunduar 2-1 në favor të Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga