
Në 20:45 pritet të nisë sfida me Spezias dhe Interit. Takimi është i vlefshëm për javën e 26-të në Serie A. Inter do të kërkojë fitoren përpara ndeshjes së mesjavës me Porton në Champions dhe ky do të jetë një test shumë i mirë.
Zikaltrit kanë objektiv në Serie A vendin e dytë pasi Napoli është i paaritshëm në krye. Për këtë sfidë Asllani është lënë sërish në stol me shpresë se do aktivizohet në të dytën pjesë të lojës. Brozovic është preferuar përpara Calhanoglu.
Formacionet Zyrtare:
Spezia (3-5-2): Dragowski; Caldara; Ampadu; Nikolagu; Amian; Zurkoëski; Bourabia; Agudelo; Gyasi; Nolo; Shomurodov. Trajner: Leonardo Semplici
Inter (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio; Acerbi; Bastoni; Darmian; Barella; Brozovic; Mkhitaryan; Gosens; Lukaku; Martinez. Trajner: Simone Inzaghi