
Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Çekisë dhe pas kësaj sfide foli Armand Duka. Presidenti i FSHF-së ishte shumë i lumtur për këtë triumph.
"Fitorja? Ishte një ndeshje shumë e vështirë, para ndeshjes ishte e fortë dhe në fushë ishte ndryshe. E merituar, e stërmerituar. Jam shumë i lumtur. Tani që bëmë 3 gola donim 4. Edhe më një gol do të festonim njëjtë. Tani jemi me dy këmbët në Gjermani. Na mungojnë vetëm 2 pikë që do t'i marrim shumë kollaj. Më vjen keq që nuk kam Lorikun afër ta përqafoj.
Fitorja me Polonië apo me Çekinë? Sigurisht këtë të sotmen, pasi na çon më afër Gjermanisë. Jam shumë i lumtur dhe në fakt sot dua të përfaqoj të gjithë.
Hera e dytë në Europian? Unë jam shumë i gëzuar, ekipin e meritoi në të gjitha ndeshjet. Nuk e kemi merituar vetëm humbjen në Poloni. Një falenderim të veçantë për trajnerin dhe stafin e tij që kan ëkrijuar një frymë të re në skuadër. Kemi dhe një lojtar të jashtëzakonshëm siç është Jasir Asani që ka shënuar 3 supergola në këto ndeshje. Golat e tij janë pjesë e UEFA-s.
Gëzim më i madh i sotshmi apo para 8 vitesh? Janë të ndryshme. Para 8 viteve ishte tjetër, ndërsa sot kemi më shumë eksperiencë dhe e dënim një moment të till".