Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Armand Duka i shkruan Tiranës për suksesin europian

Shkruar nga NEWSPORT
Armand Duka i shkruan Tiranës për suksesin europian

Armand Duka ka uruar Tiranën për suksesin e arritur në Gjeorgji kundër Dinamo Batum. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit shprehet i lumtur që nënkampionët e vendit arritën të shkonin më tej. Përmes një postimi në kanalet zyrtare të komunikimit Duka shkruante:

“Urime Tirana!

I shpreh vlerësimet e mija maksimale skuadrës së Tiranës për kualifikimin e arritur mbrëmjen e sotme ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit.

Një sukses totalisht i merituar i skuadrës tonë që dhuroi një paraqitje të shkëlqyer ndaj një kundërshtari aspak të lehtë.

Keqardhje për Egnatian dhe Vllazninë që pavarësisht lojës shumë të mirë në ndeshjet e sotme nuk arritën të shfrytëzojnë mundësinë për të kaluar më tej.

Ky duhet të jetë gjithashtu një moment reflektimi për klubet tona për të punuar me projekte afatgjatë me objektiva të rëndësishëm.

Dua t'i uroj suksese Partizanit dhe Tiranës në rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Conference League.  Me besim dhe impenjim maksimal mund të përballojnë denjësisht kundërshtarët e tyre”.

Kujtojmë që Tirana arriti të fitonte në transfertë me rezultatin 2-1, teksa shënuan për bardheblutë Regi Lushkja dhe Ardit Deliu. Tashmë kryeqytetasit do të luajnë në turin e dytë të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga