Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Arlind Ajeti lë grumbullimin e kombëtares, Sylvinho e zëvendëson me lojtarin 24-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Arlind Ajeti lë grumbullimin e kombëtares, Sylvinho e

Lista e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e radhës që janë të vlefshme për Euro 2024 ka pësuar ndryshime. Arlind Ajeti ka lënë grumbullimin me kuqezinjtë për shkak të një dëmtimi që ka marrë me skuadrën e tij në Rumani.

Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares, duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore. Pas vizitave mjekësorë është mësuar se mbrojtësi ka dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së majtë. Në këtë mënyrë lojtari largohet për të nisur edhe rikuperimin e tij.

Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në transfertë dhe ndaj Ishujve Faroe në "Air Albania".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga