Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Argjentina synon Hollandën, pengesë bëhet Australia (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina synon Hollandën, pengesë bëhet Australia (FORMACIONET

Raundi i 1/16-ave nisi sot me ndeshjen Hollandë – SHBA ku Tulipanët dolën fitues dhe presin tashmë rivalët e tyre në mbrëmje teksa Argjentina dhe Australia do të përballen në orën 20:00 në stadiumin Ahmed bin Ali.

Latinët kanë objektiva të qarta ndërsa australianët pavarësisht inferioritetit në letër, do të tentojnë surprizën ndaj një prej pretendentëve për trofeun në fund. Ndeshja do të gjykohet nga polaku Szymon Marciniak.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare dhe Argjentina si gjithmonë, pritet të udhëhiqet nga Leo Messi ndërsa Di Maria do të ulet në stol.

Formacionet Zyrtare:

ARGJENTINA (4-4-2) – Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; Gomez, De Paul, Fernandez, Mac Allister; Messi, Alvarez

AUSTRALIA (4-4-2) - Ryan; Degenek, Souttar, Rowels, Bechich; Leckie, Mooy, Irvine, Baccus; McGree, Duke

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga