
Pa Leo Mesin në fushë nga minuta e parë, Argjentina është zbavitur në ndeshjen me Bolivinë, e cilësuar si “hirushja” e grupit. Pretendentët kryesorë për trofeun kanë mbyllur gjithçka që në pjesën e parë me dopietën e Lamelës dhe golin e Kuestës. Mesi ka hyrë në fushë në pjesën e dytë, në vend të Higuainit, i cili çuditërisht nuk e ka shënuar ende golin e parë. Edhe Mesi nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, ndërkohë që tani mendohet për çerekfinalen me Venezuelën pas disa ditësh.
Poll