
Ardit Hila ka rinovuar kontratën me Tiranën vetëm pak ditë më parë. Mesfushori të paktën edhe për një sezon tjetër do të qëndrojë në kryeyqytet. Pavarësisht rinovimit 30-vjeçari vazhdon të kërkohet nga ekipet e tjera.
Është Dinamo që kërkon shërbimet e elbasanasit, me Blutë që duna një “regjisor” për mesfushën në sezonin që do të luajnë në Superiore. Drejtuesit e “Nëndetëses” janë të vetëdijshëm për rinovimin e lojtarit, por qëndrojnë optimistë për afrimin e tij.
Duke qenë se Hila pjesën e parë të sezonit qëq kaloi nuk e nisi mirë dhe ia doli që në sfidat e fundit të siguronte një fanelë titullari shtyn Dinamon ta tentojë, pasi konsiderohet i duhur për mesfushën e kryeqytetasve. Drejtuesit shpesojnë që ta marrin të paktën në huazim, por duhet të presim për të mësuar se cila do të jetë përgjigjja e bardhebluve.