Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Antoine GRIEZMANN “zemërthyer”: Largimi im i lëndoi shumë tifozët, ata më dhanë gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
Antoine GRIEZMANN “zemërthyer”: Largimi im i lëndoi

Lojtari i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është rikthyer të flas për periudhën e largimit të tij tek Barcelona dhe rikthimin sërish tek Atletico. Francezi u largua nga Atletico në vitin 2019 për tek Barcelona.

Por aventura me katalanasit nuk ishte ashtu siç pritej për të. Ai u detyrua të kthehej sërish tek Atletico në formë huazimi në 2021 dhe verën e shkuar klubi madrilen e ribleu atë për 20 milionë euro.

Lidhur me largimin nga Atletico tek Barça ai ka folur për “Movistar”: “Largimi im i lëndoi shumë tifozët. Ata më dhanë gjithçka dhe në fund unë u largova sepse kisha nevojë. Si tifoz edhe unë do të isha shumë i zemëruar. E meritova atë zemërim.

E përula veten dhe punova për t’i rifituar. Kushdo që më njeh e di se kam nevojë për dashurinë e tyre, mbështetjen e tyre për të luajtur në nivelin më të lartë”, u shpreh Griezmann.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga