Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Andi Lila: E vlerësoj Rumaninë, por triumfojmë ne

Shkruar nga NEWSPORT
Andi Lila: E vlerësoj Rumaninë, por triumfojmë ne

Andi Lila, lojtari që ishte në formacion në ndeshjen me Francën, në konferencë për shtyp është shprehur se skuadra luajti si e barabartë me Francën, ku të gjithë dhanë maksimumin e tyre.

"Kemi dy ditë që kemi luajtur me Francën, një ndeshje ku pati ngarkesë të madhe fizike. Ekipi po punon për ndeshjen e radhës, ku mendojmë vetëm për rezultat pozitiv. Do të japim maksimumin në këtë ndeshje. Zëvendësimi im nga ana trajnerit, nuk ka vend për diskutim pasi trajneri mendon vetëm për fitoren e skuadrës. Siç e thash ngarkesa fizike ishte e lartë, po çunat e përballuan me sukses. Fati ishte  kundër nesh gjatë asaj ndesheje".

I pyetur nëse gjendja fizike e skuadrës u dobësua ndjeshëm pas zëvendësimit të Lilës në minutën e 70' ai përgjigjet:

"Me mua ose pa mua në fushë, djemtë japin maksimumin e tyre. Në minutat e fundit pësuam gol pasi gjendja fizike e kombëtares ishte dobësuar. Por ne do vazhdojmë përpara në rrugën tonë. Normalisht skuadra ka zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme me Francën, e cila është pretendente për fitimin e këtij Europiani. Rezultati që meritonim nuk ishte ai, pasi barazimi do të ishte rezultati i drejtë i asaj ndesheje".

Përsa i përket kapitenit Cana, Lila u shpreh:

"Lorik Cana është kapiten i madh, që i dimë të gjithë meritat e tij. Loriku apo jo në fushë, është zgjedhje e trajnerit dhe unë nuk jam askushi për ta përcaktuar. Por nëse ai do të jetë, çunat do të kenë një motivim më tepër".

Ndeshja me Rumaninë konsiderohet deçizive.

"Asnjë ndeshje nuk i ngjan njëra-tjetrës, secila ka bukuritë e veta. Ndeshjet e kombëtares, nuk kanë lidhje fare më këto ndeshje. Kjo do të jetë ndeshja e tretë, një ndeshje e jashtëzakonshme. Unë kam besim që do të lemë gjurmë në këtë Europian. Shpresojmë që fati të jetë në anën tonë dhe zoti të na ndihmojë që të arrijmë kualifikimin", përfundoi kavajsi Andi Lila.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga