
Amir Abrashi, mesfushori i talentuar i përfaqësueses Shqiptare ka reaguar për eliminimin e kombëtares nga Europiani. I quajtur "Maratonomaku" i skuadrës sonë, Amir Abrashi shprehet krenar për atë që kuqezinjtë treguan në Francë, ku luajtën si të barabartë me të tjerët. Ajo ishte më e mira që Kombëtarja Shqiptare mund të bënte sipas Abrashit.
"Dhamë gjithçka nga vetja, por nuk mjaftoi të kalojmë më tutje. Ishte nder dhe krenari ta përfaqësoj popullin tim në kampionatin Europian. Faleminderit shqiptarë!", përfundon Abrashi në "instagram".
[gallery columns="1" size="full" ids="8273"]
Poll