Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

La Liga "i kall datën" Realit para sfidës në kampionat me Mallorcan, publikon "golat e frikshëm" të Vedat Muriqit

Shkruar nga NEWSPORT
La Liga "i kall datën" Realit para sfidës në kampionat
Mallorca - Real Madrid

Real Madrid do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Mallorcas, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të La Ligas.

"Los Blancos" janë në kërkim të fitores së tretë radhazi, për t'iu afruar akoma dhe më shumë Barcelonës kryesuese e për të shkurtuar distancën në vetëm 1 pikë. 

Kur kanë mbetur dhe 6 orë nga nisja e duelit, La Liga ka vendosur t'i bëjë një surprizë të hidhur skuadrës së Alvaro Arbeloas, përmes një postimi të bërë publik në rrjetet sociale ku sulmuesi i Kosovës shihet duke shënuar gola me peshë për klubin në të cilin aktivizohet.

Mbetet për t'u parë se si do të jetë reagimi i madrilenëve në fushën e lojës dhe sa të aftë do të jetë mbrojtja e tyre për të frenuar një "Pirat" si Vedat Muriqi, i cili mban dhe vendin e dytë të golashënuesve me 18 gola të shënuar duke vënë nën presion dhe francezin Kylian Mbappe. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LALIGA (@laliga)

Poll

Lexo gjithashtu