Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U përfol për SHERR në ekipin e Vllaznisë, HABIT Edi Martini: Do të bëjmë sikur po grihemi e po rrihemi  

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol për SHERR në ekipin e Vllaznisë, HABIT Edi Martini:
Edi Martini

Trajneri i Vllaznisë Edi Martini ka folur për herë të parë në lidhje me informacionet e përhapura në media se brenda ekipit shkodran ka pasur përplasje, deri në sherr fizik mes lojtarëve.

Martini shprehet i bindur se e gjitha është sajesë, teksa më tej 51-vjeçari përdor edhe nota ironike: “Janë gjëra të cilat më kanë ndodhur 200 herë kur kam qenë futbollist. Një incident krejt i vogël.

Por dikush ka qejf ndonjë vend pune. Janë gjëra që ndodhin përditë. Nëse dikush ka qejf për këto lajm, edhe do t’i sajojmë e ndihmojmë për këto lajme personin që e ka përhapur si gjë. Do bëjmë sikur po grihemi, sikur po rrihemi. Kështu, ndoshta bëjmë bamirësi. I rregullojmë ndonjë vend pune dikujt”.  

Poll

Lexo gjithashtu