
Gazeta portugeze “Observador” ka publikuar alfabetin e Kampionatit Europian nga A-Z me anë të së cilit ka sqaruar çdo gjë të rëndësishmë të këtij eventi madhor. Edhe pse si debutuese, Shqipëeria nuk u largua nga kompeticioni pa lënë shenjën e saj, ndaj dhe ka zënë vend në alfabetin e portugezëve.
Shkronjat “A” dhe “XH” janë ato që kanë shpjeguar shenjat e Shqipërisë në këtë turne. “A” për Albania, ku përmendet fakti që Shqipëria ishte ekip debutues në EURO 2016 dhe nuk u largua pa histori sepse falë golit të Armando Sadikut, arriti të mposhtë Rumaninë, duke marrë fitoren e parë historike dhe siguruar vendin e tretë në grupin A. Ndërkohë “XH” shpjegon faktin që Taulant dhe Granit Xhaka u bënë vllezërit e parë që luajnë së bashku në një ndeshje në historinë e Kampionateve Europiane.
Nuk ka shumë histori për shkronjat “C” dhe “P”, të cilat padyshim kanë qëndruar për Cristiano Ronaldo dhe Pepe, 2 liderët e Portugalisë në triumfin historik.