Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Aldor Nini i “Acromax” dhunon ish-gruan! Ajo e denoncon në Polici: Më përndjek, më ka vënë GPS në makinë, kam urdhër-mbrojtje (DENONCIMI)

Shkruar nga NEWSPORT

Burri që urren gratë është Acromax që urren median!

Ky nuk është titull filmi, as roman i Stieg Larsson. Kjo është ngjarje e vërtetë, që po ndodh në Shqipëri. “Gjermani” Aldor Nini, “boss-i” i Acromax na e sjell këtë live, me aktet e tij.

Ky pinjoll i një familje të divorcuar, urren, përndjek, dhunon gruan shqiptare ditën për diell, mashtron artistët për vite me radhë, godet median e fjalën e lirë natë e ditë, bën para e biznes në të bardhë e në të zezë, sikur është në Aldor – Land dhe jo në tokën e Shqipërisë.

Karma iu kthye vetë bashkëpunëtores Anxhela Faber, e cila sot është vetë e dhunuara, e përndjekura, e urryera nga burri që urren gratë, Acromax Nini. Anxhela e Ninit dhe e Acromax-it bashkë, heshti, qeshi e përqeshi artistët, kur ata u gënjyen, u vodhën, u ofenduan dhe u përgjuan nga kodoshi i Acromax, Aldor Nini. Anxhelës, duhet t’i kujtohen, historitë e Eni Koçit dhe mamasë së saj Afërdita, Irma Libohovës, Flor Mumajesit, Albërie Hadërgjonajt dhe listës së gjatë të gjithë atyre që mashtroi, përgjoi e dhunoi ndër vite “Acromax Nini” dhe në fund, mbeti viktimë e persekutuar, më keq se ata, ajo vetë.

Çfarë thotë referimi i veprës penale që Anxhela Faber ka kallëzuar ndaj Aldor Ninit?

Anxhela denoncon Ninin dhe tregon historinë e saj, sikur dhjetëra vajza shqiptare: “…ish bashkëjetuesi im më përndjek kohët e fundit në mënyrë të vazhdueshme kur unë lëviz dhe shkoj në punë dhe në lëvizjet e mia private dhe unë e kam parë që më ka ndjekur nga pas”.

Anxhela dyshoi se: “në mjetin e saj mund të ketë një pajisje e cila kontrollon lëvizjet e saj”.

Ajo shkoi në Postën e policisë me BMW-ën e saj dhe aty policia gjeti “në pjesën e poshtme të pasme të mjetit në afërsi të prapakolpit fiksuar me magnet një paisje si ato të GPS”.

Kaq duhet të mjaftonte për prokurorin (e deputetes Felaj) Valikaj, që ta plaste direkt në burg, persekutuesin me “çip”, Aldor Nini.  Por jo, ai ja kaloi topin ‘Nini’ prokurores Mariola Mërtiri, hetuesja e çështjes, e cila ka tetë muaj që “heton” çipin e Aldorit/autorit e nuk gjen dot nëse track-uesi lidhej me telefonin apo laptopin e tij. A do priste kaq gjatë prokurorja nëse bashkëshorti i saj, do ia mbërthente makinën dhe telefonin me GPS?!

“Dhunuesi” dhe “Përndjekesi” Nini, nuk e pranon persekutimin e Anxhelës kur policia e ndalon, por padashje nxjerr të vërtetën e mashtrimit të madh, Acromax. Ai deklaron se është pronar i vetëm i “Acromax Media” Gbmh. Tregon se është gjerman dhe ndjehet i persekutuar nga mamaja e fëmijës së tij, Anxhela Faber, e cila ka tetë vjet që është punonjëse e Acromax. Nini zbulon edhe se kush është bashkëpunëtorja në “krim” e Anxhelës, mamaja e saj. Ajo është (deri dje) Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në USA, Meksikë dhe Panama, vetë znj. Floreta Faber.

Floreta që takoi në emër të Shqipërisë disa herë Zëvendëssekretarin e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë, amerikanin Gabriel Escobar, i takon sot të jetë viktimë e kodoshit të bijës së saj, gjermanit Aldor Nini. Një tjetër karma në familjen Faber, pasi ajo vetë e dinte se si viktimizohej media apo artistët në Shqipëri nga çifti Faber-Nini. Se si vajza iu pasurua duke mbyllur rrjetet sociale të rivalëve politikë të qeverisë, që e emëroi ambasadore. Se si, kopshti botanik dhe thagma bashkiake e “luanit pa dhëmbë” duhet të mbytej, ashtu si dhjetëra e dhjetëra lajme të tjera.

floreta faber, obama, anxhela faber
18 Maj 2015| Presidenti Obama pret ne Shtepine e Bardhe ambasadoren e Shqiperise, Floreta Faber dhe vajzen e saj, Anxhela Faber e Acromax Media

Floreta Faber e dinte mirë që Acromax dhe vajza e saj, pasuroheshin duke dhunuar artistët shqiptarë, duke i vjedhur e mashtruar ata, madje si në shumë raste duke i përgjuar e përqeshur, sepse… “Faber Digital” në Shqipëri dhe “Acromax Media” në Gjermani ishin të paprekshëm.

Kush ia siguroi paprekshmërinë, vajzës së ambasadores dhe kodoshit të saj “gjerman”? Natyrisht kjo s’do mend e kalem për ta kuptuar, por investigim dhe prova për ta shfaqur në sheshin publik të së vërtetës.

Ky investigim nuk po bëhet thjesht për Newsbomb, apo pronaren e saj të cenuar si gazetare, si biznes apo si grua (paçka se do paguhet shtrenjtë çdo foto, shkrim dhe video-porosi e “Acromax”).

Ky investigim është për të gjithë gazetarinë dhe grarinë shqiptare, për t’i treguar vendin të gjithë atyre burrave apo burrecërve që fshihen pas “çipit”, pas “Acromaxi-t”, pas pushtetit të lekut apo pas atij politik, se nuk i përballojnë dot gratë. Kanë frikë nga to. Kanë frikë nga humbja përballë tyre. Kanë frikë Fjalën e lirë. Kanë tmerr Median, ashtu si ajo mendon të shkruajë kur shkruan.

Ky investigim do rikthejë medoemos atë që ka humbur prej mëse një dekade këtu në Shqipëri, lirinë për të thënë, postuar e shkruar pa porosi mbi atë çfarë mendon, çfarë sheh. Çfarë ndjen!

Kur luani është pa dhëmbë në Bashki, kjo nuk është dhunim i të drejtës së autorit që i ka shkulur dhëmbët luanit, por i “Kopshtit Botanik” që e pranon të tillë. Dhe kjo duhet shkruar dhe publikuar, e jo shkulur nga Facebook, Youtube apo Instagram, sikur shkulën dhëmbët e luanit.

Kur zagarët e bashkisë dhe qeverisë turren nëpër rrugët e biznesit shqiptar për majdanoz e parkime, nën hijen e kullave milionëshe pirate, kjo duhet shkruar dhe raportuar, edhe pse e drejta e “autorit” qenka e barabartë me të drejtën e shkelësit të ligjit.

Kur Safeti nxjerr jargët nga goja e tij, të drejtën e raportimit nuk mund t’ia dhunojë më media dhe t’ia mbrojë Acromax-i, don’ s’don ai, qeveria apo bashkia. Ai e bëri aktin e vet, e humbi autorësinë e tij. Tani është radha e publikut të medias, të shohin aktin dhe komentojnë, të pikëpyesin për të. Ky është pushteti që votuam?

Ky investigim po bëhet edhe për artistët e nëpërkëmbur shqiptarë…për këngëtarët që kanë firmosur me barbarin “Acromax” ato kontrata me fifti-fifti – 50%. Zëri fantastik i Irmës, Vaçes, Parashqevisë, dhe gjithë korifenjve të muzikës shqiptare, që pjesëtohet e shumëzohet me klikime mashtruese, nga makinëllogaritësja Acromax dhe hajduti i “Arkiva Shqip”, Aldor Nini.

Ky investigim po shkon nga Shqipëria në Gjermani për të gjetur të vërtetën e madhe, se sa e lirë është media në Shqipëri dhe sa lirë paguan pushteti për ta pasur nën hyqëm atë. Kush është në të vërtetë pas Acromax. Kush e mbron. Kush e porosit, zhduk. lejon apo fshin një lajm politik në të vërtetë. Përse duhet marrë leje në bashki apo qeveri që faqja jote e lajmeve të mos fshihet, mos të bllokohet, mos dhunohet…kur ajo nuk flet me gjuhën e njeriut të ngërdheshur të Bashkisë, apo me frazat bajate të kryetarit të qeverisë.

Ky investigim duhet të hapë veshët e vëmendjes së Trupit Diplomatik në Shqipëri dhe veçantë shumë, ato të Republikës Federale të Gjermanisë. Aldorninët nuk janë gjermanët që duam. Ata që dhunojnë gruan dhe median e lirë, merrini mbrapsht për atje. Boll i kemi safetët tanë!

Ky investigim do nxjerrë të vërtetën me gjithë frikën dhe do mposhtë njëherë e mirë, kompromisin. Ai do përfundojë vetëm kur të gjithë të solidarizohen me fjalën e lirë, jo me Newsbomb!

REFERIMI I KALLZIMIT TË ANXHELA FABER by Newsbomb Albania on Scribd

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga