
Alban Xhaferi është presidenti i basketbollit të Vllaznisë. Shkodrani në ditët e fundit është folur se mund të marrë drejtimin e klubit të Vllaznisë në futboll. Në një lidhje për “Fan Zone”, Xhaferi u shpreh se dëshira ekziston, por për momentin nuk ka ende asgjë zyrtare.
“Kemi një skuadër me lojtarë të huaj dhe në këto kushte ne nuk mund të fillojmë kampionatin pasi kemi vetëm 5 lojtarë në Shkodër. Liga rajonale do të ishte një gjë pozitive dhe Vllaznia merr pjesë në Ligën Ballkanike. Për ne do të ishte favorizuese pasi edhe distanca do të jetë më afër”.
Aksionet e Vllanzisë? “Bashkia ka aksionet për klubin dhe ka qenë një indicie e tifozëve që kanë pëlqyer ecurinë skuadrës së basketbollit. Unë gjithmonë jam tifoz i Vllaznisë, po pse jo dëshira ime është ta pranoj. Këto gjëra duhet të zgjidhen me Bashkinë për të gjetur një marrëveshje. Për momentin nuk mund të them asgjë pasi është thjesht një dëshirë”.