Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Alban Hoxha ka merita me pritjet që bëri", Edlir Tetova: Duhet të dilnim me 3 pikë sot

Shkruar nga NEWSPORT
"Alban Hoxha ka merita me pritjet që bëri", Edlir Tetova:

Egnatia dhe Partizani barazuan në supersfidën e javës së 4-të të Kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur në “Arena Demave” përfundoi me rezultatin 1-1. Kështu skuadrat ndajnë ngë një pikë mes spektaklit.

Pas kësaj ndeshje, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

“Ashtu si shkoi loja mendoj se ishim ne më afër fitores. Por meqë doli barazim mendoi se ishte rezultati i drejt. Po të ishim shfaqur më mirë përpara portës mendoj se do fitonim. Jam i lumtur, goli i Fernandos është për tu futur në arkiv, pasi vitet e fundit nuk ka pasur një gol të tillë. Por sot unë qaj 3 pikëshin pasi ne lamë 2 pikë.

Nuk është pak të marrësh 1 pikë tek Partizani, por edhe ne kishim mundësitë tona dhe unë e shikoj se ne ishim më afër fitores”, u shpreh Edlir Tetova.

“Normalisht diskutuam me lojtarët në pjesën e parë për skemën dhe menduan që në fundin e ndeshjes të ishim pak më të tërhequr. Por Alban Hoxha ka merita me pritjet që bëri. Dëamena shënon gola në trafik, humbja e 11-metërshit janë gjëra që ndodhin. Patjetër që kishim ardhur për një rezultat pozitiv, por ashtu si shkoi ndeshja, mendoi se ne duhet të dilnim me 3 pikë sot.”, tha më tej tekniku u Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga