Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Alban Hasani reagon për humbjen e së bijës: Zoti e paska shkruar që të largohet nga ne para kohe

Shkruar nga NEWSPORT
Alban Hasani reagon për humbjen e së bijës: Zoti e paska shkruar

Ditën e sotme u raportua se vajza e drejtorit teknik të akademisë së Vllaznisë, Alban Hasanit, ka ndërruar jetë. Një ngjarje padyshim e rëndë për të dhe gjithë familjen e tij.

Në një komunikim të shkurtër për “Shkodra Sport”, Hasani ka gjetur forcën për të folur, duke falenderuar stafin e Spitalit Rajonal Shkodër për profesionalizmin e treguar.

“Zoti e paska shkruar që Vesa të largohet nga ne shumë para kohe, megjithatë në emrin tim dhe të familjes sime, dua të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Rajonal Shkodër, në veçanti reanimatorët dhe infermierët për përkujdesjen e treguar. Faleminderit për gjithçka që bëtë për vajzën tonë, por Zoti mesa duket e deshi atë për vete”, shprehet Alban Hasani në një moment mjaft të vështirë si ky.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga