Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Alarm “fals” te Kukësi, kapiteni gati për duelin me Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Alarm “fals” te Kukësi, kapiteni gati për duelin me

Angelo Tafas është padiskutimm lideri i Kukësit në këtë sezon. Gardiani i portës së verilindorëve shqetësoi jo pak stafin e skuadrës në duelin me Egnatian.

23-vjeçari u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 39-të për shkak të një dëmtimi. Diçka e tillë bëri me “dhimbje koke” Stavri Nicën dhe gjithë stafin e tij, pasi në pamje të parë dukej si një dëmtim serioz.

Por fatmirësisht nuk ka asgjë për t’u alarmuar, pasi Tafas udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores në Kupën e Shqipërisë ndaj Elbasanit. Kapiteni ishte nga minuta e parë në fushën e lojës duke konfirmuar kështu edhe gatishmërinë e tij për duelin e radhës në kampionat.

Në këtë mënyrë Nica do të mund të llogaritë shërbimet e 23-vjeçarit ndaj Dinamos, sfidë që do të luhet ditën e hënë në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 17:00. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Kujtojmë se Tafas në këtë sezon me fanelën e Kukësit ka luajtur në 19 ndeshje, duke u kthyer në një lider të padiskutueshëm te verilindorët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga