Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Akuzat për trukim nga Kuljiç, reagon djali i presidentit Takaj: Do ta hedhem në gjyq, po na shantazhon sepse...

Shkruar nga NEWSPORT

Emri i presidenti të Skënderbeut, Ardian Takaj është përmendur ditën e djeshme nga ish-futbollisti Kuljiç për trukime ndeshjesh. Vetë numri një i Skënderbeut I ka mohur këto akuza kohë më parë, ndërsa tani drejt Austrisë ka udhëtuar edhe djali I tij, Gerhard Takaj.

 Gerhardi ka folur për "Kronen Zeitung" në mediat austriake lidhur me këto deklarata duke u shprehur se ky është një shantazh nga Kuljiç për shkak se Skënderbeu është ende në gjyq me UEFA-n.

"Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç."

Akuzat? "Ai e di që ne jemi akoma duke luftuar me UEFA-n, dhe e di që çdo përmendje negative nuk na shërben ne. Ai dhe mbështetësit e tij përdorën këtë për të na zhvatur. Kjo është arsyeja që kemi ardhur këtu të flasim me avokatët dhe ta padisim për zhvatje e shpifje."

Gerhard Takaj foli gjithashtu edhe për vizitën e Kuljiç në resortin "Tropikal'' dhe në stadiumin korçar.

"Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është qesharake."

Poll

Lexo gjithashtu