Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Mikel Arteta “rrit stekën” e kërkesave te Arsenali, trajneri kërkon "ribashkim" me ish shokun e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Mikel Arteta “rrit stekën” e kërkesave te Arsenali,
Theo Walcott, Mikel Arteta dhe Serge Gnabry në kohën kur luanin për Arsenal

Ambiciet për t’u shfaqur më kompetitivë në sezonin e ardhshëm, ka bërë që tek Arsenal të nisin përgatitjet për merkaton e verës, pasi disa reparte kanë nevojë për përforcime dhe sigurisht, trajneri Mikel Arteta beson se shtimi i elementëve të kalibrit të lartë do ta çonin në një tjetër nivel skuadrën e tij.

Edhe pse duhet thënë që “Topçinjtë” janë duke luftuar momentalisht në dy fronte, për kampionatin dhe Champions League, Arteta “sheh larg” duke bërë plane konkrete për sulmin, pasi këtë edicion i vetmi që i është përgjjgjur “detyrave” në fushë ka qenë afrimi i verës së kaluar, Victor Gyokeres.

Mikel Arteta “rrit stekën” e kërkesave te Arsenali,
Serge Gnabry

Trajneri i londinezëve ka pikasur Serge Gnabryn, sulmuesin nën kontratë me Bayern Munich. Një fakt që mund të ndihmojë në arritjen e kësaj tratative është edhe ideja se Arteta e ka patur gjermanin shok skuadre në kohën kur të dy luanin te Arsenali, por gjithashtu, interesimi i bavarezëve për të afruar Anthony Gordon nga Newcastle, mund të reflektojë qartë dhe bindjet e drejtuesve të Bayernit për të larguar 30-vjeçarin.

Ky i fundit pësoi një dëmtim të rëndë pak ditë më parë dhe sezoni është praktikisht i mbyllur, ndaj dhe një “rikthim” në Angli nuk mund të përjashtohet.

Poll

Lexo gjithashtu