Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

FOTOLAJM/ Performancat fantastike shpërblehen, Granit Xhaka i bashkohet Casemiros dhe Maguire

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Performancat fantastike shpërblehen, Granit Xhaka i bashkohet
Ilustrim: Casemiro & Maguire / Granit Xhaka

Sunderland u mposht nga Nottingham në fundjavën që lamë pas, me shifrat 0-5. Pavarësisht humbjes, një nga më të mirët për vendasit ishte mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Ky i fundit zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë lider absolut tek të tijët, edhe pse rezultati ishte tepër zhgënjyes. Pikërisht për paraqitjen e bërë, 33-vjeçari është shpërblyer.  

Xhaka është bërë pjesë e “Formacionit të Javës” së Premier League, në 11-shen e “stisur” nga SofaScore. Ai ndodhet në formacion bashkë me Casemiron dhe Harry Maguire, teksa nota e shqiptarit është 8.

Kujtojmë që këtë sezon, mesfushori difensiv ka bërë mjaft mirë me Sunderland. Ai ka shënuar 1 gol, teksa ka asistuar në 5 të tjerë, duke qenë pikë kyçe e ekipit anglez.

FOTOLAJM/ Performancat fantastike shpërblehen, Granit Xhaka i bashkohet
Formacioni i Javës

 

Poll

Lexo gjithashtu