
Si do të luajë trajneri De Biazi në ndeshjen e nesërme me Francën? Do të ketë ndryshime, patjetër. I pari është është i detyrueshëm, pas kartonit të kuq të marrë nga Lorik Cana në ndeshjen me Zvicrën. Vendin e tij në qendër të mbrojtjes, përkrah Mavrajt, do ta zërë Arlind Ajeti, ndërsa pjesa tjetër e këtij reparti mbetet e njëjtë. Ndryshimi i dytë do të jetë në mesfushë, ku janë rritur shumë kuotat për vlonjatin Ledian Memushaj në qendër të këtij reparti., pasi trajneri De Biazi kërkon më shumë vision loje dhe mbështetje për sulmuesin e vetëm edhe nga qendra. Në të majtë të mesfushës është Lenjani, ndërsa për 3 vendet e tjera trajneri do të zgjedhë midis Xhakës, Abrashit, Kukelit dhe Roshit apo Lilës, me dy të parët të favorizuar. Për sulmin ka dyshime dhe mbetet për t’u parë, nëse do të jetë sërish nga minuta e parë Armando Sadiku apo vendin e tij do ta zërë Sokol Cikalleshi.