
Ish sulmuesi i Tiranës, Agustin Kola, në një intervistë për panoramën, ka folur për Superligën Shqiptare.
Ai ka folur për mbijetesën e Tiranës, Kupën që sipas tij e merr Skënderbeu dhe titulli kampion këtë vit shkon për Kukësin. Kola thotë se Tirana do të marrë pikë në Korçë.
"Unë kam folur shumë për Tiranën, por me llafe nuk zgjidhet gjë. Ne ish futbollistët duhet të çohemi dhe t'i japim drejtim kësaj skuadre.
Ne nuk mund të qëndrojmë nëpër qofteri, na dhëmb shumë Tirana. Unë e kam thënë dhe e them se ata që quajmë "armiq", do të na ndihmojmë që të mos biem nga kategoria. "Armiq" janë kundërshtarët që kemi në fushën e lojës.
Unë mendoj se gjithçka është zgjidhur, Kukësi merr titullin kampion dhe Tirana do të mbijetojë.
Në Korçë Tirana nuk humb, nuk them se do ta rrahim Skënderbeun, por nuk do të dalim pa pikë. Është turp që të dalë nga kategoria ky klub. Dëgjoj edhe tifozë të Partizanit që ju vjen keq të bie Tirana", përfundoi ai.