
Egnatia ishte një nga surprizat e bukura të këtij kampionat. Rrogozhinasit për herë të parë arritën të fitonin Kupën e Shqipërisë dhe siguruan pjesmarrjen në Europë si vendi i 3-të në klasifikim. Të gjithë janë në festë dhe mundi i presidentit Agim Demrozi është shpërmbyer.
Në “Skaner” me Gerti Carcanin po flit për shpenzimet dhe pagat që marrin futbollistët e skuadrave, teksa në telefonin e moderatorit mbërrin një mesazh nga kreu i Egnatias, i cili i bën të ditur se rrogozhinasit kanë buxhet më të lartë se dy skuadrat kryeqytetase.
"Kemi buxhet më të lartë se Partizani e Tirana përsa i përket rrogave të lojtarëve", ka shkruar kreu i Egnatias.
Poll