Është mbyllur java e parë e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza, ndeshje të vlefshme për edicionin futbollistik 2023-2024. 4 takimet e para të këtij sezoni prodhuan mjaft emocione, ndërsa nuk munguan as golat që në këtë javë të parë.
Java e parë nisi me takimin Kinostudio – Teuta, me takimin e luajtur në QSK Kamëz paraditen e së shtunës. Ndeshja u mbyll me fitoren 11-0 të kryqytetaseve, të cilat veç rezultatit të thellë marrin kështu edhe tre pikët e para për këtë edicion. Po të shtunën, zhvilloi takimin e parë për këtë sezon edhe ekipi tjetër kryeqytetas, Tirana. Vajzat bardheblu pritën në shtëpinë e tyre ekipin e Lushnjes, teksa takimi u mbyll me fitoren e thellë të Tiranës, 12-0. 3 pikë mjaft të rëndësishme edhe për kryeqytetaset bardheblu në këtë fillim edicioni.
Sakaq, këtë të diel u luajtën edhe dy takimet e tjera të javës. Apolonia e nisi në transfertë sezonin e ri futbollistik, ndaj Gramshit. Fieraket nuk surprizuan me rezultatin, duke mposhtur gramshiotet me shifrat 14-0.
Supersfida që mbylli javën e parë, Partizani – Vllaznia u mbyll me fitoren 0-3 të kampioneve në fuqi të vendit. Shkodranet ishin dukshëm më dominusse, duke i fituar të dyja pjesët e takimit.
Java e parë:
Kinostudio 11-0 Teuta
Tirana 12-0 Lushnja
Gramshi 0-14 Apolonia
Partizani 0-3 Vllaznia
Skënderbeu – Laçi (e shtyrë)
Ndeshja Partizani – Vllaznia u transmetua live në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube. Ashtu sikurse edicionin e kaluar, FSHF do të transmetojë çdo javë ndeshje nga kampionati i vajzave dhe ai i moshave.
Renditja – Java e parë Apolonia 3 pikë Tirana 3 pikë Kinostudio 3 pikë Vllaznia 3 pikë KF Laçi 0 pikë* KF Skënderbeu 0 pikë* Partizani 0 pikë KF Teuta 0 pikë Lushnja 0 pikë Gramshi 0 pikë