Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Abissnet Superiore” merr vëmendjen pas kombëtares, java e 3-të luhet në 3 ditë (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Abissnet Superiore” merr vëmendjen pas kombëtares, java e

Pas kombëtares tashmë vëmendja do të përqendrohet e gjitha te “Abissnet Superiore”. Ndeshjet e javës së 3-të të kampionatit janë vendosur të zhvillohen në 3 ditë. Të mërkurën, të enjten dhe të premten skuadrta do të zbresin në fushë për të kërkuar edhe 3 pikët.

Të mërkurën janë parashikuar të zhvillohen dy takime. Në orën 16:00 Egnatia pret Erzenin në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit do të tentojnë një tjetër fitore si ajo ndaj Kukësit, teksa shijakasit pas 2 barazimeve radhazi do të kërkojnë 3 pikët e para të sezonit.

Në orën 19:00 do të jetë radha e Dinamos dhe Kukësit. Si “Blutë” ashtu edhe verilindorët në “Elbasan Arena” do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pasi janë dy ekipet e vetme që nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë. Gjithashtu në stolin e Kukësit do të debutojë Stavri Nica.

Ndërkohë të enjten më 14 shtator në orën 15:00 do të luhet një duel mjaft interesant mes Tiranës dhe Skënderbeut. Në “Selam Stërmasi” pritet që të zhvillohet kjo përballje, me korçarët që vijnë pas 2 fitoreve rresht, ndërsa bardheblutë kërkojnë të ndalin hapin e djemve të Ivan Gvozdenovic.

Në orën 18:00 gjithashtu në fushë do të zbresë skuadra tjetër kryeqytetase. Vllaznia pret Partizanin në “Loro Boriçi”. Një përballje e luftuar pritet të jetë mes të kuqve dhe shkodranëve.

Takimi i fundit për këtë javë është parashikuar për të premten në orën 16:00. Laçi do të presë Teutën, me durrsakët që synojnë të thyejnë “mallkimin” e kurbinasve. Vendasit kanë arritur të marrin 4 fitore në sezonin e kaluar. Të dyja ekipet do të tentojnë 3 pikët e para për këtë sezon.

Ndeshjet e javës së 3-të:

Të Mërkurën:

16:00/ Egnatia – Erzeni

19:00/ Dinamo – Kukësi

E Enjte:

15:00/ Tirana – Skënderbeu

18:00/ Vllaznia – Partizani

E Premte:

16:00/ Laçi - Teuta

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga