Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

A do t’ja gjejë Edlir Tetova “thembrën e Akilit” Partizanit? Të kuqtë “on top” trembin rrogozhinasit

Shkruar nga NEWSPORT
A do t’ja gjejë Edlir Tetova “thembrën e Akilit”

Egnatia përballet nesër në orën 13:30 me Partizanin, sfidë e vlefshme për javën e 13 të Abissnet Superiore. Të dyja ekipet ndajnë kreun me pikë të barabarta dhe pritet një sfidë mjaft e luftuar në fushën e blertë.

Ndeshje e veçantë do jetë kjo dhe për Edlir Tetovën, i cili nuk ka fituar më parë si trajner kundër Partizanit. Tekniku i rrogozhinasve ka qenë në krye të stolit në 4 ndeshje. E para është humbur me rezultatin 2 me 1, teksa tre të tjerat kanë përfunduar në shifra të barabarta 1 me 1.

Përballë ekipeve të Superiores, Edlir Tetova nuk ka arritur të fitojë as me Skënderbeun dhe Teutën. Sezoni është i gjatë dhe Egnatia duket në formën më të mirë, për t’i dhënë Tetovës fitoret e para.

Kujtojmë se Partizani me formën e tij është “on top”, 6 fitore në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit shqiptar. A do t’ja gjejë Edlir Tetova “thembrën e Akilit” Partizanit? Mbetet për t’u parë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga